TravelLines
Goethestr. 3
D-80336 München
Germany
Pronar: Nuhi Dragusha
Nr. i firmës:

In the fast-evolving European market for vaping, Backvape is your premier destination for bang disposable vapes wholesale. Our extensive selection includes a variety of bang box disposable vapes, perfect for retailers looking to buy bang disposable vapes in bulk at competitive prices. We pride ourselves on offering an array of wholesale bang vape flavors, ensuring you can meet diverse customer preferences efficiently. Understanding the benefits of buying bang vapes in bulk, we provide high-quality products that comply with all relevant regulations, making it seamless to stock up on popular models without hassle. Whether you’re searching for cheap bang disposable vapes or exploring the latest market trends, Backvape offers comprehensive resources and insights into the best practices for sourcing and selling bang disposable vape products. Our commitment to quality assurance guarantees satisfaction with every purchase, while our diverse payment options and reliable shipping services ensure a smooth buying experience across Europe, including countries like Germany, Spain, and Italy. Join the growing number of retailers who trust Backvape as their go-to supplier for bang disposable vapes and discover how our offerings can enhance your business’s profitability in this competitive landscape.
  1. Juridiksioni i kushteve të përgjithshme të biznesit
    Të gjitha shërbimet e TravelLines (më tutje TL) pasojnë vetëm në bazë të kushteve të përgjithshme të biznesit në vijim. Përjashtimet nga këto kushte të biznesit janë te vlefshme, vetëm atëherë kur janë bërë
    si marrëveshje me shkrim dhe janë vërtetuar nga ne, po ashtu me shkrim.
  2. Oferta dhe lidhja e kontratës
    Ofertat për sistemin online të rezervimit paraqesin kërkesë të detyrueshme për klientin. Me regjistrimin përmes formularit online për rezervim, klienti lidhet detyrimisht gjatë përmbylljes së një kontrate për
    transport me kushtet valide për transportim të TravelLines. Me pranimin nga ana eTL , vjen deri te lidhja e kësaj kontrate për transportim. TL deklaron pranimin e rezervimit, ne rastin kur e dërgon
    konfirmimin e rezervimit nepermjet një E-maili ose me ngarmikin e kreditkartes tuaj.
  3. Kushtet e pagesës
    Vlejnë çmimet, të cilat kanë qenë prezente e janë konfirmuar gjatë rezervimit. Pagesa realizohet vetëm nëpërmes një kreditkarte të pranuar ngaTL . Pas pranimit të konfirmimit të rezervimit, i gjithë çmimi i
    biletës duhet të paguhet, gjë që ndodh dhe me këtë ngarkohet kontoja e kreditkartës së dhënë. Nëse banka ose instituti i kreditkartelave e refuzon pagesën, TravelLines është e autorizuar që ta ndërpresë
    menjëherë kontratën dhe që ta anulojë rezervimin. Me këtë rast për secilin pasagjer ngrihet pagesa në vlerë prej 30.00 €, si pagesë që krijohet me përpunimin e rastit.
  4. Premtim për konfidencialitet
    TravelLines garanton konfidencialitet të plotë për të gjitha të dhënat e pranuara nga klienti.
  5. Dokumentet e udhëtimit
    Pasagjeri merr nepermjet emailit konfirmin e rezervimit te cilen e perdor edhe si bilete udhëtimi. Një udhëtim, pa dokument valid për udhëtim, nuk është i pranueshëm. Biletat e aeroplanit, në rastin kur para
    nisjes shihet se shënimet dhe/ose emri nuk janë të njëjta me të dhënat personale të pasagjerit të dhëna gjatë rezervimit, nuk mund të pranohen si dokumente valide të udhëtimit. Pasagjerët me ndryshime të
    bëra në biletat e fluturimit/numrat e rezervimit përjashtohen nga fluturimi. Për ata vlen çmimi i tërësishëm i biletës. Për ridhënien e biletave, të cilat kanë humbur apo për raste të tjera, të cilat shkaktohen pa
    ndikimin e TravelLines, ne e ngrisim një shumë për përpunim të rastit në vlerë prej 30.00 € për secilën biletë fluturimi. Për përmbushjen dhe zbatimin e rregullave për hyrje në shtetet tjera, për pasaporta dhe
    për viza, secili pasagjer e mban përgjegjësinë për vete. TravelLines është e autorizuar që pasagjerit tia llogarisë dhe tia vë në faturë çdo shpenzim eventual, që krijohet si pasojë e mospërmbushjes së
    këtyre rregullave.
  6. Ndërrim-rezervimi/Anulimet
    Ndërrim-rezervimet dhe ndërrimet e emrave mund të bëhen sipas dispozicionit dhe pas pagesës së një shume të caktuar për ndërrim-rezervim, gjegjësisht për anulim dhe ato mund të bëhen me shkrim nga
    larg e afër, si dhe me gojë, me dhënien e numrit të rezervimit para ditës së fluturimit, gjatë orarit të punës në numrat e telefonit, faksit apo tek adresa që gjendet në faturë/konfirmimin e rezervimit.
    Anullimet e fluturimit behen te mundura vetem me kerkes me shkrim Email ( info@travellines.de ) ose nepermjet faksit (Faks: +49 89 548 81 745 ) ne dite pune deri ne oren 18:00. Anullimet te cilat behen te
    djelave ose dite festash perpunohen diten e pare te punes. Per anullim merret parasysh vetem dita ne te cilen TravelLines e merr kete kerekes.
    Anullimet:
  • 48 ore para fluturimit: 50.00 € per çdo pasagjer
  • 24 ore para fluturimit: 100.00 € per çdo pasagjer
  • me pak se 24 h para fluturimit: 100% të çmimit të biletës.
    Për anulime në ditën e fluturimit, llogaritet çmimi i tërësishëm i biletës (100% i çmimit të biletës). Për mosparaqitje në udhëtim (No Show) llogaritet i tërë çmimi i biletës.
    Ndërrim-rezervimet:
    Për ndërrim-rezervim llogaritet shuma prej 50.00 €. Po ashtu e aplikueshme është përveq 50 €. për ndërrim date edhe tarifa e biletës për kohën të cilen e bëni rezervimin.
    Ndërrimet e emrave pasi të ketë kaluar koha e dita e fluturimit nuk pranohen.
  1. Koha për Check-in
    TravelLines i këshillon pasagjerët që të paraqiten tek sporteli përkatës për përgatitje të pasagjerëve më së voni 120 minuta para nisjes. Përgatitja e pasagjerëve mbyllet 40 minuta para nisjes së aeroplanit.
    TravelLines nuk mban përgjegjësi për paraqitje të mëvonshme. Pasagjeri është vetë përgjegjës për arritjen me kohë të aeroplanit, për fluturimet tjera lidhëse dhe shërbimet me pagesë që marrin/presin
    udhëtarët.
  2. Konfirmimi i kthimit
    Çdo klient i TravelLines është i detyruar ta konfirmojë kthimin e tij të planifikuar brenda 24 deri 48 orëve, nëpërmjet telefonit tek TravelLines. Konfirmimet e kthimeve mund të bëhen në numrat e telefonit që
    gjenden në biletë. Nëse nuk e konfirmoni kthimin dhe ai ju humb, atëherë shuhet e drejta për fluturim.
  3. Bagazhi dhe dokumentacioni
    Limiti i lejuar për bagazh për secilin pasagjer (asnjë bagazh i lejuar për foshnje) që paguan është 20. Nuk është e mundshme që bagazhin e pashfrytëzuar ta bartni tek pasagjerët tjerë. Vetëm pasagjerët, të
    cilët kanë rezervuar njëkohësisht bashkë, mund t`i vendosin bashkërisht limitet e tyre të lejuara për bagazh. Bagazhi me mbipeshë mund të transportohet pas kryerjes së pagesës së paraparë, sipas tarifave
    për bagazh me mbipeshë. Marrja me vete e mbipeshës nuk mund të garantohet. Për përmbushjen dhe zbatimin e rregullave për hyrje në shtetet tjera, për pasaporta dhe për viza, secili pasagjer e mban
    përgjegjësinë për vete. Pasagjeri duhet të marrë vetë përsipër çdo shpenzim eventual, që krijohet si pasojë e mospërmbushjes së këtyre rregullave.
  4. Lirime për fëmijë dhe të rinj
    Fëmijët deri në 2 vjeç (pa të drejtë kërkese për ulëse) dhe të rinjtë deri në moshën 11 vjeçare paguajnë një çmim më të lirë. Me rëndësi është mosha e fëmijës gjatë nisjes. TravelLines e ka të drejtën që
    para nisjes ta kontrollojë moshën e fëmijës dhe ta ngritë tarifën përkatëse.
  5. Tjetërsimi
    Tjetërsimet e kërkesave kundër TravelLines janë të paefektshme.
  6. Reklamimet
    Reklamimet mund të bëhen në mënyrë të shkruar menjëherë pas përfundimit të fluturimit tek adresa në vijim: „TravelLines“
    Kundenservice
    Goethestr. 3
    D-80336 München
  7. Vendi i arbitrazhit
    Vendi i arbitrazhit është Prishtina.
  8. Klauzola salvatoriane
    Në qoftë se klauzola të veçanta të rregulloreve të dala janë tërësisht apo pjesërisht të paefektshme, atëherë validiteti i rregulloreve të tjera mbetet i paprekur nga kjo. Rregullorja e paefektshme
    zëvendësohet me një rregullore, e cila për nga qëllimi dhe kuptimi i rregullores së paefektshme është më e përafërt juridikisht dhe ekonomikisht.
  9. Qëndrimi
    Këto kushte i përkasin qëndrimit të datës 01.06.2012.